Kosova ka nisur procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces ka filluar më 5 prill dhe do të mbaroj më 24 maj 2024. Për mëgatën afati i rgjistrimit shtyhet deri më 31 gusht 2024.Pra, mëgata ka më shumë kohë për t’u regjistruar.
Procesi përfshinë regjistrimin e popullsisë e cila banon në Kosovë dhe atyre, të cilët banojnë në vendet jashtë Kosovës, pra edhe regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës. Regjistrimi i popullsisë sipas një njoftimi në vebfaqen https://ediaspora.rks-gov.net/ bëhet «që të kuptojmë më mirë gjendjen dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë si dhe pjesëtarët e Diasporës, dhe përmes informatave statistikore të planifikojmë politika e shërbime më adekuate publike». Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit, ndërkaq «Diaspora jonë është pjesë e pandashme e këtij procesi», thuhet mëtej në këtë njoftim.
Të gjitha pyetjet rrethë regjistrimit i gjeni në vebfaqen e përmendur nën nyjën https://ediaspora.rks-gov.net/home/FAQ