Thënja: Trupi im nuk është birra jote
Punë
Politikë
Ngacmimi seksual dhe bullizmi

Vendi i punës nuk është zonë e lirë për ngacmime seksuale

- Hilmi Gashi

Një anketë e Unia tek të punësuarit në sektorin e mikpritjes (gastronomi) hedhë dritë të keqe mbi kushtet e punës në këtë sektor. Ngacmimi seksual dhe bullizmi mbesin një problem i madh. Posaçërisht keq: mbi tre çerek e të prekurve nuk morën ndihmë nga shefi.

 

Shaka edhe komente të turpshme, prekje të padëshiruara, vardisje budallaqe? Këto janë të ndaluara me ligj: Vendi i punës është një zonë e lirë nga ngacmimet, për këtë duhet të kujdeset shefi. Gati gjysma e pjesëmarrësve në anketë kanë theksuar, të kenë përjetuar ngacmim seksual dhe bullizëm në vendin e punës.

Shumica e të prekurve janë gra

90 përqind e personave të ngacmuar janë gra. Ngacmuesit janë kryesisht burra: Ata mund të jenë myshterinj, mirëpo edhe kolegë të punës ose shefat. Ngacmimet nuk duhet lejuar askujt.

Thuaja se aspak ndihme tek ngacmimet

Në tre çerek të rasteve të ngacmimit apo bullizmit kryesi ka qenë ose epror (37 përqind) ose ndonjë kolegë pune (39 përqind). Veçanërisht keq: Vetëm gati çdo i katërti person, që i janë nënshtruar ngacmimit, kanë marrë mbështetje nga shefi (23 përqind).

Ligji ndalon ngacmimin seksual

Ligji për barazi ndalon qartë ngacmimin seksual në vendin e punës. “Dinjiteti i grave dhe burrave” në vendin e punës nuk guxon të lëndohet. Të ndaluara janë ndër të tjera: “Kërcënimet, premtimet favorizuese, imponimi i dhunshëm dhe ushtrimi i presionit për të përfituar pajtim të llojit seksual.” Pos kësaj ligji ndalon diskriminimin, për shembull shkaku i gjinisë apo i në shtatzënie.

Si mund të mbrohen të prekurit?

Shumë të prekur ndihen bashkëfajtor për ndodhinë – edhe kur kjo nuk përket me rastin! Unia dhe belaestigt.ch (edhe në gjuhë të migratëve) ofrojnë mbështetje dhe ndihmë. Gratë me një status të pasigurte qëndrimi kanë drojën se do të humbin lejen e tyre të qëndrimit, nëse mbrohen. Kundër këtyre diskriminimeve të shumëfishta ekzistojnë gjithashtu qendra të specializuara lajmëruese si networt-racism.ch.

Nyja te fushata e Sindikatës Unia: https://unia.ch/de/kampagnen/sexuelle-belaestigung-im-gastgewerbe