Sistemi social ka për qëllim të mbështes njerëzit e rrezikuar nga varfëria dhe t’u mundësoj një jetë në dinjitet. Por, në Zvicër, megjithatë, një çerek i njerëzve të cilët do të kishin nevojë për këtë ndihmë, nuk e marrin atë. Horizonte ka biseduar me profesorin e shkollës së lartë të Bernës, Olivier Hymbelin mbi arsyet dhe pasojat.
Pse ndodhë kjo?
Arsyet janë të ndryshme. Për migrantët pengesë janë gjuha dhe njohuritë e sistemit social. Informacionet zakonisht janë në gjuhë zyrtare dhe shumë formular janë të ndërlikuar, edhe po të njohësh gjuhën. Të prekurit shpesh tregojnë se ndjejnë turp dhe kanë frikë nga humbja e pavarësisë. Shumë njerëz nuk e kanë lehtë të kërkojnë ndihmë prej shtetit. Edhe detyrimet ligjore luajnë rol: p.sh. detyrimi për kthimin e ndihmës, dhe kjo i bie si një lloj shlyerje të borgjit. Migrantët gjithashtu kanë frikë nga pasojat, që mund të lindin nga Ligji mbi të huajt, i cili ka shkaktuar shumë pasiguri. Pasojat e mundshme frikësojnë vetvetiu.
A luan rol edhe diskursi mediatik?
Po, si diskutohet varfëria në media, si përmenden të prekurit apo grupe të tëra në diskursin publik, ka një ndikim. Këtë edhe e duan grupe të caktuara politike.
Mos marrja e përfitimeve sociale a nuk bie ndesh me këtë diskurs?
Mund të themi që po. Ka shumë më shumë njerëz që jetojnë nën kufirin e varfërisë pa ndihmë sociale. Dhe ka shumë pak raste te të cilët diçka mund të ketë shkuar keq. Niveli i kontrollit që të mos ndodhin keqpërdorimet në një anë dhe rastet e pakta të abuzimit në vit, qëndrojnë në kundërshtim, edhe duke marrë parasysh faktin, se më tepër njerëz jetojnë nën pragun e varfërisë dhe nuk kërkojnë asnjë mbështetje.
Çfarë bëjnë të prekurit nëse nuk marrin përfitime sociale?
Disa kërkojnë mbështetje nga organizata bamirëse, nga familja ose miqtë. Kjo mund të jetë problematike sepse disa njerëz futen në borxhe. Shumë përshtaten me një jetë me më pak. Nuk shkojnë te mjeku apo dentisti dhe tërhiqen nga jeta shoqërore dhe jetojnë të vetmuar. Dhe kështu një situatë varfërie mund të bëhet kronike: shëndeti vazhdimisht përkeqësohet, grumbullohen problemet që ndoshta mund të ishin parandaluar me këshillime me kohë.
Çfarë pasojash sociale mund të ketë mos marrja e ndihmave?
Para së gjithash, ajo dobëson kohezionin social. Dhe mund të bëhet problem për shoqërinë. Për shembull, nëse nuk shkoni te mjeku, mund të krijohet një situatë emergjente. Kjo shkakton shpenzime shtesë që duhet të përballohen nga shoqëria e gjerë. Nëse fëmijët jetojnë në familje, ekziston edhe rreziku që ata të mos marrin mbështetje të përshtatshme dhe të trashëgojnë situatën e varfërisë.
Të prekurit duhet të këshillohen sa më shpejt që të jetë e mundur për të gjetur një rrugëdalje nga urgjenca. Por disa të prekur kërkojnë ndihmë vetëm kur situata është përkeqësuar. Kjo është arsyeja pse do të ishte e rëndësishme të shkojnë më herët në zyrën e mirëqenies sociale dhe të paktën të merrni informacion rreth mundësive të mbështetjes.