Punë
Protesta e suksesshme e punonjësve të logjistikës

CEVA Logistics i rritë rrogat

- Hilmi Gashi

Punonjësit e «CEVA Logistics» kanë kërkuar me muaj të plotë bisedime për ngritjen e pagave dhe kushte më të mira të punës. Tash CEVA bën lëshimet e para për pagat. Në qendrën e logjistikës, rreth 500 njerëz – shumica dërguese e tyre janë gra – përpunojnë pakot me mallra të kthyera për Zalando me paga shumë të ulëta.

Trysnia e punonjësve të qendrës së logjistikës «CEVA Logistics» në Neuendorf (SO) është e frytshme dhe jep rezultatet e para. Ndërmarrja ka paralajmëruar disa përmirësime: futjen e pagë së 13-të mujore, rritje të përgjithshme të pagave për punonjësit me kontratë të përhershme dhe për punonjësit e përkohshëm, një rritje graduale (shkallëzore) të pushimeve vjetore në pesë javë (një ditë më shumë në vitin 2024). Gjithashtu është premtuar edhe punësimi i personelit të përhershëm. Tash për tash, më shumë se gjysma e të punësuarve punojnë me kontrata të përkohshëm (temporer).

Pagat e ulëta, kushte të këqija të punës.

Këto të drejta vijnë pasi punëtoret kanë kërkuar me muaj të tërë vazhdimisht negociata për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Shumica e rreth 250–300 punëtorëve, kryesisht gra, fitojnë më pak se 3500 franga në muaj për përpunimin e pakove të kthyera të Zalando. Përveç kësaj, presioni në punë është jashtëzakonisht i lartë. Në shtator, synimet ose objektivat e produktivitetit (numri i paketave për t’u përpunuar) u rritën përsëri për 5 për qind – ndërsa pagat mbetën të njëjta.

Angazhimi i punëtorëve po ndikon

Në vjeshtën e vitit 2023, punëtorët e turneve të mëngjesit organizuan një protestë për të theksuar kërkesat e tyre. Kur kërcënuan me një grevë paralajmëruese, CEVA më në fund bëri lëshimet e para për të rritur pagat skandaloze të ulëta. Unia i bën thirrje kompanisë që tani të ulet në tryezë me përfaqësuesit e punëtorëve të saj për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për përmirësimin e kushteve të punës në të ardhmen. Çështje të rëndësishme dhe shumë nga kërkesat e fuqisë punëtore mbeten pa përgjigje deri më sot.