Kushtet e paqëndrueshme në një kantier ndërtimi në Bernë: Për javë të tëra, punëtorëve të ndërtimtarisë të rekrutuar në Hungari u është dashur të hanë, të flenë dhe të mbijetojnë në kantier – midis mbeturinave dhe veglave të punës. Sikur kjo të mos mjaftonte. Punonjësit janë mashtruan edhe për pagat e tyre: Në vend se të 27 frangave janë paguar me 15 euro. Vetëm pas një aksioni protestues para kantierit u paguan pagat korrekte.
Gjatë një vizite në kantierin e ndërtimit, punonjësit e Unia zbuluan dhe i bënë të ditura kushtet e pasigurta të punës Disa punëtorë nga Hungaria jo vetëm që vuajtën në vendin e punës, por aty edhe u është dashur të mbijetonin: në dyshekë të zhveshur në dysheme, me një tualet të ndotur pranë një ngrohësi uji të improvizuar dhe një dushi të improvizuar mes mureve gjysmë të grisura. Dhe kjo gjendje është që nga mesi i nëntorit 2023. Sindikata Unia ka reaguar menjëherë, duke i akomoduar urgjentisht pesë punëtorë në një hotel, për t’i nxjerr ata jashtë kushteve jo higjienike dhe poshtëruese dhe për t’u dhënë atyre mundësi strehim me dinjitet njerëzor.
Hetimet e mëtejshme nga Unia kanë treguar se punëtorët janë mashtruar edhe përkitazi me paga e tyre. Paga minimale në sektorin e ndërtimtarisë është rreth 27 franga në orë. Kompania «Matszbo Team KFT», me seli në Budapest, e cila dërgoi punëmarrësit, u premtoi atyre vetëm 15 euro në orë. Por punëtorët nuk e morën as edhe këtë pagë të shkelur. Gjithashtu të papaguara ishin shpenzimet si dhe shtesat për akomodim dhe ushqim
Bashkë me punëtorët, Unia organizoi një protestë para kantierit, e cila u kthye në një ndërprerje pune. Kjo bëri që përgjegjësit «Roga Generalunternehmung GmbH» me qendër në kantonin Schwyz të ndërgjegjësuar për ankesat – dhe i shtyu ata të paguanin menjëherë shumat e papaguara. Punëtorët tashmë kanë marrë 36 305 franga që u takonin deri më tani.
Ndërprerja e punës në raste flagrante të dumpingut të pagave është efektive dhe mund t’i japë fund shpejt situatave të tilla të padenja të punës dhe strehimit. Nevojitet të ketë një zgjerim të synuar të masave shoqëruese mbrojtëse me rregulloret përkatëse në nivel kombëtar. Rasti në fjalë tregon se shpenzimet e bëra në Zvicër duhet të paguhen edhe nga kompanitë dërguese. Përndryshe, punonjësit – thënë qartë – do të përfundojnë në pisllëk. Ky rast tregon se masat shoqëruese mbrojtëse duhet të zgjerohen dhe jo të zvogëlohen.