Migracioni është i mirë për pensionet e pleqërisë Foto: Imran Sariaslan
Migracion
Politikë
Tani do të votoj

Migrantët për një pension më të mirë!

- Marek Wieruszewski

Me 3 mars 2024 do të kemi mundësinë që të vendosim për të ardhmen e pensioneve të pleqërisë. Do të votohen dy koncepte: pensione më të larta për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm (AHV/AVS 13) ose të punohet më gjatë (iniciativa pensionale).

Varfëria në pleqëri në Zvicër mjerisht është tepër e përhapur. Anketa përfaqësuese tregon se 200,000 të moshuar jetojnë me të ardhura nën kufirin e varfërisë Të ardhurat mujore të 100,000 të moshuarve tjerë qëndrojnë vetëm pak mbi kufirin e varfërisë. Kush është i prekur? Siç ndodh shpesh, kryesisht gratë dhe migrantët. Bie në sy se: migrantet e migrantët përgjithësisht kontribuojnë më shumë sesa marrin në përfitime. Votimi i 3 marsit mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një jete më të mirë në pleqëri.

 

Pensionet shumë të vogla

Për shkak të shtrenjtimit, rritjes së qirave dhe premive të larta të sigurimit shëndetësor, pensionistët deri në fund të 2024-ës do të humbasin një pension të tërë mujor. Të gjithë të prekurit qysh tani e vërejnë këtë. Pensioni mesatar i AHV/AVS është pak më pak se 1800 franga në muaj. Mandati kushtetues për mbulimin e kostos së jetesës gjithnjë e më pak po e përmbush pensioni AHV/AVS. Kush është i varfër ka jetëgjatësi më të shkurtër.

Parashikime të mira

Kjo është edhe arsyeja pse anketat e para të Tamedias për votimin janë shpresëdhënëse. 71 përqind duan të votojnë po për nismën AHV /AVS x13. Kjo do të thotë se nisma aktualisht gëzon mbështetjen e shumicës në të gjitha shtresat e popullsisë dhe madje edhe në qarqet tradicionalisht ekonomikisht liberale. Për kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) dhe politikanin e Partisë Socialdemokratike Pierre-Yves Maillard, është e qartë pse kërkesa është pritur kaq mirë nga popullata: "Pensioni i 13 i AHV/AVS është zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë, për të përmirësuar pensionet."

Të ndihmojnë edhe ne për përmirësimin e pensioneve

Shumë njerëz me sfond migracioni kanë nënshtetësi zvicerane dhe kanë të drejtë të votojnë. Është e rëndësishme që edhe ata të përdorin të drejtën dhe të votojnë. Por, edhe ata, të cilët  nuk kanë të drejtë të votës mund të angazhohen për suksesin e nismës. Le të flasim me miqtë dhe kolegët tanë me të drejtë vote dhe t'i bindim për përfitimin e rritjes së pensionit për të gjithë. Në mënyrë që nisma AHV/AVS 13 të kalojë, ne kemi nevojë për pjesëmarrjen tonë të përkushtuar dhe të fortë.

E dyta nismë, për të cilën do të votojmë, është nisma e pensioneve e të Rinjve liberalë. Ata duan të rrisin moshën e daljes në pension. Në hapin e parë, duan që të rritet në 66 vjet. Pas kësaj, mosha e daljes në pension duhet të rritet me 0,8 muaj për çdo muaj jetëgjatësi shtesë. Emri i saj në fletëvotim është:  “Për një pensionim të sigurt dhe të qëndrueshëm pleqërie (iniciativa pensionale)”. Ideja e të Rinjve liberal për të rritur moshën e daljes në pension prek edhe një herë njerëzit që tashmë janë në një pozitë të pasigurt. Të pasurit mund t'i lejojnë vetit shkuarjen para kohe në pension. Me rritjen e moshës referuese të AHV/AVS, vetëm të pasurit mund përballojnë pensionimin e parakohshëm. Të tjerëve, pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore, do t'u duhej të punonin edhe më gjatë. Kjo iniciativë duhet luftuar me forcë.

Më shumë informacion rreth votimit: https://www.unia.ch/de/kampagnen/ahv-x13